Të nderuar reklamues dhe bashkëpunëtor, më në fund kemi dhe disa nga opcionet e kërkuara nga ana juaj. Tani e tutje ju mund të limitoni shpenzimet ditore për secilen reklamë të publikuar, ju gjithashtu do të mund të caktoni se në cilat shtete dëshironi të shfaqet reklama juaj.
Për të caktuar se në cilat shtete dëshironi të shfaqet reklama juaj ekzistuese, ju lutemi navigoni tek:
Menagjo reklamat >> Menagjo reklamat tekstuale apo Menagjo reklamat grafike (banerat)
pastaj tek secila reklamë do të gjeni linkun: Shtetet ku shfaqet reklama (shikoni foton)

klikoni mbi atë link dhe do ju hapët një dritare e re, ku ju mund të zgjedhni shtetet se ku dëshironi të shfaqët reklama juaj.

Në rastin tonë, ne kemi zgjedhur që reklama e zgjedhur të shfaqet në Shqipëri dhe Kosovë, kjo do të thotë se vizitorët e shteteve tjera nuk do të mund të shohin dhe as të klikojnë mbi reklamën tuaj.
Nëse dëshironi që reklama juaj të shfaqet në të gjitha shtetet, mjafton që në kolonën e djathtë (tek: shtetet e zgjedhura), të mos jetë asnjë shtet i listuar.
Përveq këtyre opcioneve të lartëcekura, disa avancime të tjera janë bërë në sistem, siq janë: inerfejs më i mirë dhe më lehtë i shfrytëzueshëm, statistika grafike dhe më të detalizuara si dhe shumë opcione tjera.

Jeni të lutur që nese gjeni ndonjë gabim eventual në sistem, ju lutemi na njoftoni, gjithashtu mirëpresim të gjitha sugjerimet, këshillat dhe vërejtjet tuaja.
Web: www.kosoftads.com

20 Mars 2010 19:58
Pergezime per avancimet.