Gus 13 2010

Publikues: Tërhiqni fitimet përmes transfertave bankare

Category: Publikuesitkosoft @ 10:57

Të dashur publikues të rrjetit KosoftADS, që nga sot ju mund t’i tërhiqni fitimet tuaja edhe përmes transfertave bankare.

Shuma minimale për tërheqje është 50 euro dhe te gjitha komisionet bankare i bartni ju.

Komisionet bankare brenda Kosovës: 1.50 euro për transaksion.

Komisionet bankare jashtë Kosovës: 25.00 euro për transaksion (mund të ndryshoj për vlera të mëdha).

Komisionet bankare tek llogaritë BKT në Shqipëri: 8.00 euro për transaksion (mund të ndryshoj për vlera të mëdha).

Të gjitha pagesat procesohen brenda 72 orëve.

Për çdo pyetje që mund të keni në lidhje me tërheqjen e fitimeve ju lutemi na kontaktoni!

Etiketa: ,


Maj 24 2010

KosoftADS: Mbushni llogarinë tuaj përmes KosPay

Category: Reklamuesitbesart @ 17:35

Që nga sot kemi integruar dhe sistemin e vetëm shqiptar të pagesava online – KosPay.

Për të mbushur llogarinë tuaj përmes KosPay, ju lutemi klikoni: Shto para, pastaj zgjedhni opcionin KosPay (shiko foto).

Kosoft ADS - paguaj permes Kospay

Pasi të keni zgjedhur shumën dhe mënyrën e pagesës, ju lutemi klikoni butonin e emërtuar “Vazhdo”.

Mbushe llogarine permes KosPay

Klikoni “Paguaj Tani”, dhe ju do të ridrejtoheni tek faqja e KosPay, për të realizuar pagesën. Continue reading “KosoftADS: Mbushni llogarinë tuaj përmes KosPay”

Etiketa: , ,


Mar 12 2010

Limitoni bugjetin ditor, targetoni shtetin…

Category: Reklamuesitkosoft @ 01:35

Të nderuar reklamues dhe bashkëpunëtor, më në fund kemi dhe disa nga opcionet e kërkuara nga ana juaj. Tani e tutje ju mund të limitoni shpenzimet ditore për secilen reklamë të publikuar, ju gjithashtu do të mund të caktoni se në cilat shtete dëshironi të shfaqet reklama juaj.

Për të caktuar se në cilat shtete dëshironi të shfaqet reklama juaj ekzistuese, ju lutemi navigoni tek:

Menagjo reklamat >> Menagjo reklamat tekstuale apo Menagjo reklamat grafike (banerat)

pastaj tek secila reklamë do të gjeni linkun: Shtetet ku shfaqet reklama (shikoni foton)

Menagjo reklamat në Kosoft ADS

klikoni mbi atë link dhe do ju hapët një dritare e re, ku ju mund të zgjedhni shtetet se ku dëshironi të shfaqët reklama juaj. Continue reading “Limitoni bugjetin ditor, targetoni shtetin…”

Etiketa: , , ,


Dhj 27 2009

Një vit i suksesshëm për KOSOFT

Category: Kosoftkosoft @ 12:46

Viti 2009 ishte një vit i suksesshëm për Kosoft, pothuajse në të gjitha aspektet.

Mëposhtë në mënyrë kronologjike do të radhitim ngjarjet dhe risitë kryesore që e karakterizuan kompaninë tonë gjatë këtij viti :

- 28 janar: Publikohet versioni i ri i KosoftADS shumë më i avancuar se ai paraprak dhe që ju mundëson të gjithë webmasterave të fitojnë lek duke publikuar reklamat tona në web faqet e tyre.

- 15 mars: Vendoset rekord në KosoftADS për shumën maksimale që reklamuesit paguajnë për një klikim. Shuma maksimale për një klikim arrin në 15 cent.

- 05, 06 korrik: Sistemi avancohet dhe më shumë. Shtohen disa mundësi shtesë për publikues dhe reklamues. Rritet shuma e fitimeve për publikues nga 40% sa ishte në fillim, në 51%.

- 17 korrik: Rrjetit të publikuesve të KosoftADS i’u shtuan dhe faqet zyrtare të dy mediave më të mëdha në Kosovë, “Koha Ditore” dhe “Koha Vision”.

- 04 shtator: KOSOFT blen faqen më të popullarizuar shqiptare për arkivimin dhe shpërndarjen e lajmeve në gjuhën shqipe – kapsit.com.

- 10 shtator: Rrjetit të publikuesve të KosoftADS i shtohet edhe web faqja zyrtare e të përditshmes Bota Sot.

- 30 shtator: Rrjeti KosoftADS numëron 130 mijë vizitor në ditë.

- 16 tetor: Kosoft lanson RuajFaqet.com, një faqe e ngjajshmë me delicious.com, që ju mundëson të ruani faqet dhe lidhjet tua të preferuara në internet dhe të ndani ato më të gjithë vizitorët e tjerë të faqes ose të krijoni një listë private më faqet dhe lidhjet interesante që gjeni në internet dhe kësaj liste t’i qaseni në çdo kohë dhe nga çdo vend, thjesht duke u kyçur në llogarinë tuaj.

- 22 tetor: KOSOFT blenë Blog.al, një platformë shqiptare për krijimin e blogjeve dhe faqeve personale.
Continue reading “Një vit i suksesshëm për KOSOFT”


Dhj 17 2009

Blogu zyrtar i Kosoft

Category: Të përgjithshmekosoft @ 22:16

Kosoft sot numëron disa qindra klient dhe bashkëpunëtor të cilët na kanë ndihmuar dhe shtyrë që të avancojmë dhe më tej shërbimet dhe produktet tona.

Për të qënë sa më afër klientëve, bashkëpunëtorëve dhe entuziastëve ne kemi vendosur të krijojmë këtë blog zyrtar të kompanisë ku do të shkruajmë për produktet, shërbimet, ofertat dhe risitë që do të përcjellin kompaninë tonë në ditët që do vijnë.

Qëndroni në linjë dhe vazhdoni të vizitoni blogun tonë pasi do te merrni informacione goxha të rendësishme dhe interesante në ditët në vijim.

Faleminderit
Stafi i KOSOFT